Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Andale, media me rritjen më të shpejtë në YouTube: 2 milionë shikime në ditë në korrik

  • Nga Andale
  • 14 Korrik 2026, 11:43

Andale, media me rritjen më të shpejtë në YouTube: 2

Këtë korrik, Andale arriti një prej rezultateve më të rëndësishme që prej nisjes së prodhimeve të saj: vendin e dytë mes mediave shqiptare më të shikuara në YouTube.

Sipas të dhënave të SocialBlade, platformë e pavarur që monitoron statistikat publike dhe performancën e kanaleve në YouTube, Andale regjistroi një mesatare prej 2.04 milionë shikimesh në ditë gjatë periudhës 1–14 korrik 2026. 

Andale, media me rritjen më të shpejtë në YouTube: 2

Kanali i Andale është regjistruar në YouTube rreth 2.3 vjet më parë, por prodhimtaria e mirëfilltë nisi në nëntor 2024. Në më pak se dy vjet,kemi arritur të ndërtojmë një audiencë që sot numëron 227+ mijë të abonuar dhe më shumë se 391+ milionë shikime në total.

Rezultati bëhet edhe më domethënës duke marrë parasysh se është arritur gjatë sezonit veror dhe me pak prodhime aktive. Në një periudhë kur ritmi mediatik zakonisht ngadalësohet dhe një pjesë e programeve ndërpresin transmetimin, Andale ka vijuar të mbledhë rreth 2 milionë shikime në ditë.

Edhe gjatë sezonit të vjeshtës dhe dimrit, Andale renditet rregullisht mes katër mediave shqiptare me shikueshmërinë më të lartë në YouTube. 

Një media e krijuar për mënyrën si shohim sot

Andale është një rrjet multimedial digital-first, i krijuar nga producentja Dalina Buzi. Ndryshe nga një televizion klasik që e përshtat përmbajtjen e tij për internetin, Andale u ndërtua që në fillim si një platformë online.

Programacioni përfshin formate sociale, intervista, sport, argëtim dhe emisione late-night. Secili ka gjuhën dhe publikun e vet, por të gjitha funksionojnë si pjesë të së njëjtës strukturë mediatike.

Në këtë mjedis, çdo video duhet ta fitojë vetë vëmendjen. Një emër i njohur mund të sjellë klikimin e parë, por vetëm përmbajtja e qëndrueshme e kthen atë klikim në audiencë.

Emra të rinj për një publik të ri

Një prej shtyllave kryesore të Andale ka qenë zhvillimi i moderatorëve të rinj. Në vend që të mbështetemi vetëm te figura të njohura, kemi investuar te emra që në fillim ishin të pak ose aspak të njohur për publikun.

Përmes formateve të ndërtuara për ta, daljeve të vazhdueshme dhe marrëdhënies së drejtpërdrejtë me audiencën online, disa prej tyre kanë arritur sot te miliona shikime dhe kanë krijuar profile të reja me ndikim në hapësirën digjitale.

Kjo strategji kërkon kohë dhe vazhdimësi, por ofron diçka që nuk mund të merret e gatshme: mundësinë për të krijuar vetë figurat, zërat dhe komunitetin.

Vendi i dytë në YouTube është një moment i rëndësishëm për Andale, por mbi të gjitha, është përgjegjësi për të vazhduar të prodhojë përmbajtje që e meriton vëmendjen e tuaj.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO