Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

"Arjan Konomi është flamur i thyer", Meridiani shpërthen kundër opinionistit

  • Nga Andale
  • 14 Prill 2026, 14:08

"Arjan Konomi është flamur i thyer", Meridiani

Ish-banori i BBVA 1, Meridian Ramçaj, i ftuar në emisionin "UËTËFË Show" në Andale ka bërë një deklaratë të fortë për opinionistin e Big Brother Fun Club, Arjan Konomi. I pyetur nga moderatorët e emisionit lidhur me këtë të fundit, Ramçaj u shpreh se Konomi është si flamur i grisur që shkon nga fryn era.

"Kur ishim në grim, përpara emisionit, Arjan Konomi më tha 'mos më ngacmo shumë kur të shkojmë në studio', dhe në momentin që kemi dal në studio, ishte ai i pari që më ka sulmuar mua. Po ta shohësh, unë asnjëherë nuk e kam sulmuar i pari" - tha Ramçaj.

Kujtojmë se mes tyre ka pasur herë pas here tensione. Në një nga përplasjet e hershme, Arjani e ka quajtur Meridianin "hale që gëlltit fekale".

Intervistën e plotë të Meridianit mund ta ndiqni në kanalin e Andale në Youtube, ku ka folur edhe për zhvillimet në shtëpinë e "Big Brother VIP", si edhe për edicionin e tretë të "Ferma Vip". Çdo të premte në orën 20:00, emisioni "UËTËFË Show", sjell rejat më të fundit në showbizz me intervista ekskluzive.

 


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO