Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU“Nuk besoj se do bëj ndonjëherë lekë”: Arlind Qori flet për politikën, familjen dhe Tiranën

Arlind Qori mund të jetë një nga politikanët më të pazakontë në skenën shqiptare, por një gjë duket se nuk ka ndryshuar: raporti i tij me paranë. I ftuar në emisionin “Me Nder Jush” me Denis Taullajn, aktivisti dhe drejtuesi politik foli për ambiciet e tij, familjen dhe jetën larg tribunave politike.
Qori konfirmoi se synon të kandidojë sërish për postin e kryebashkiakut të Tiranës në zgjedhjet e vitit 2027, duke thënë se objektivi i tij lidhet vizionin që ka për qytetin.
“Unë nuk besoj se do bëj ndonjëherë lekë. Edhe po u bëra kryetar bashkie, do kem atë rrogën 1 milion e gjysmë, më mjafton. Unë kam ambicie për të transformuar Tiranën dhe për të transformuar Tiranën duhet të marr kusurin që të jem kryetar bashkie, prandaj do kandidoj edhe për zgjedhjet e 2027," u shpreh ai.
Përtej politikës, Qori ndau edhe disa detaje nga jeta personale, duke treguar se bashkëshortja mbetet një nga mbështetëset e tij më të mëdha.
“Ajo më shtyn përpara, ndonjëherë më shumë se sa shtyj unë veten. Nuk më qorton asnjëherë pse po bëj diçka politikisht, por pse nuk po bëj më shumë. Kam një fat që me time shoqe jam njohur dhe jam lidhur që kur ishim studentë. Në një farë kuptimi, jemi rritur bashkë me njëri-tjetrin."
Ndërsa për ata që imagjinojnë se politika dominon çdo bisedë në shtëpinë e tij, Qori dha një përgjigje më familjare sesa politike.
“Në shtëpi më shumë shoh ndonjë ndeshje futbolli me fëmijët, meqenëse im bir ka të njëjtin pasion me mua. Kam dy djem binjakë dhe janë 11 vjeç.”
Intervista e plotë e Arlind Qorit është publikuar në kanalin e Andale në YouTube. Në “Me Nder Jush”, personazhet e njohur shfaqen përtej titujve dhe debateve publike, në biseda që zbulojnë një anë më personale të tyre. Emisioni transmetohet çdo të enjte në orën 20:00 në Andale Media.
PODCASTS
GAMING
DATING