Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Çfarë fsheh LaVilla Drama? "Skandale" zbulon 5 sekretet e sezonit të ri

  • Nga Andale
  • 24 Qershor 2026, 20:00

Çfarë fsheh LaVilla Drama? "Skandale" zbulon 5 sekretet e

Duket se Juli dhe Desi në episodin e fundit të Skandale kanë vënë duart mbi dosjen më të kërkuar të momentit. Jo, nuk bëhet fjalë për dokumente shtetërore, por për diçka shumë më të rëndësishme për publikun e LaVilla Drama: Çfarë do të ndodhë këtë sezon.

Nëse mendonit se këtë verë do të shihnim thjesht disa debate të zakonshme dhe pak thashetheme pranë pishinës, duket se jeni gabim. Sepse sipas informacioneve që kanë dalë, ky sezon është i paparashikueshëm.

DO TË KETË RISI

LaVilla Drama është rikthyer me ndryshime. Jo nga ato ndryshimet që i vëren vetëm regjia, por nga ato që ndikojnë te të gjithë. Rregulla të reja, situata të reja dhe një atmosferë që nuk ngjan me sezonet e mëparshme. Me pak fjalë këtë vit do të keni mundësinë t’i njihni stars-at 360°!

DO TË KETË NJË DYSHE QË S’E PRISNI

Në jetë ka disa gjëra që nuk i parashikon dot. Moti, trafiku dhe kjo dyshe. Dy persona që askush nuk do t’i mendonte bashkë kanë përfunduar duke i lënë të gjithë të habitur e duke menduar: “Si arritëm deri këtu?” Kur u habitën Juli dhe Desi, imagjino ju!

NJË SHERR I FUQISHËM

Jo një debat i zakonshëm. Jo një ngritje zëri kalimtare. Një përplasje e vërtetë që ka trazuar ujërat dhe ka detyruar secilin të mbajë anë. Sepse në LaVilla Drama, ndonjëherë një debat nuk mbetet vetëm mes dy personave. Ai përhapet me shpejtësi dhe i përfshin të gjithë.

NJË PËRÇARJE QË S’JUA MERR MENDJA

Nëse sherri ishte tërmeti, kjo ishte pasgoditja. Një marrëdhënie që ka pasur shpesh lëkundje është krisur më keq se kurrë dhe askush nuk e kishte parashikuar. Pikërisht kur të gjithë mendonin se kjo dyshe kishte i lënë pas debatet, një deklaratë e fortë pritet të zhgënjejë shumë prej atyre që besonin se gjithçka ishte rregulluar.

NJË STAR DO TË LARGOHET

Ky është lajmi që ka bërë më shumë zhurmë se të gjithë të tjerat. Një star do të largohet nga vila. Kush është? Pse largohet? Si reagojnë të tjerët?

Përgjigjet i dimë. Madje i dinë edhe Juli e Desi.

Por nëse do t’ju tregojmë gjithçka tani, çfarë kuptimi do të kishte LaVilla Drama? Le të themi vetëm kaq: këto janë thjesht faqet e para të historisë. Pjesa që vjen më pas është ajo që askush nuk do ta shohë duke ardhur.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO