Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Ekskluzive/ Adioni: “Kam folur me familjen e Olës, lidhja vazhdon jashtë”

  • Nga Andale
  • 7 Maj 2026, 11:26

Ekskluzive/ Adioni: “Kam folur me familjen e Olës, lidhja vazhdon

Në një lidhje telefonike në UËTËFË Live, Adion Puka, një nga emrat më të komentuar të "Ferma VIP", i dha përgjigje pyetjes që po bën xhiron e rrjetit: çfarë po ndodh mes tij dhe Olës?

Pas eliminimit të së hënës, duket se puthja që dyshja shkëmbeu para largimit nuk ishte thjesht një moment emocional. Përkundrazi, ajo ka qenë fillimi i diçkaje që do të vazhdojë edhe jashtë formatit.

“Kam folur me vëllain e Olës, madje edhe familjarët e mi kanë folur me të para meje. Marrëdhënia jonë do të vazhdojë edhe jashtë. Ola është shpirt, Ola është jetë,” – u shpreh Adioni.

Gjatë bisedës, moderatorja Artemis Senja u ndal edhe te momenti i tensionuar mes Olës dhe Arbanës në primen e së hënës, kur Ola përdori fjalën “kuckë”. Adioni pranoi se reagimi i parë ishte surprizë, por zgjodhi të mbrojë Olën.

“U habita kur Ola e tha atë fjalë, sepse mënyra si u kthye situata ishte e frikshme. E di që ajo, ashtu si unë, nuk e ka thënë me të keq. Në fillim po justifikohej, pastaj kur e thamë ne dolëm shumë keq. E patë edhe Fabjolën të nesërmen… Ju e dini çfarë shpirti ka Ola dhe çfarë shpirti kam unë. Nuk humben vlerat tona për një fjalë.”

UËTËFË Live vazhdon të sjellë çdo javë telefonata dhe reagime nga personazhet më të përfolur të showbiz-it shqiptar, ndërsa emisioni “prime time” transmetohet çdo të premte në orën 20:00 në kanalin e Andale në YouTube, me intervista që zakonisht bëhen virale para se të mbarojë java.


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO