Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.

KLIKO KËTU

Regjistrohu në audicionet Andale:

KLIKO KËTU
close

Ups! Ajo dashuroi një burrë të martuar

  • Nga Andale
  • 4 Mars 2025, 18:30

Ups! Ajo dashuroi një burrë të martuar

Gocat e Pa manual shkuan drejt e në Bllok me një mision të qartë, më saktë një eksperiment social. Blerta a.k.a goca që urrente djemtë që përdornin Samsung dhe Xhesi a.k.a goca që kërkonte një djalë që pi kafe të shkurtër (pra, jo dekafeinato, mikshake, makiato të shkurtër/ të gjatë/ të mesme, lëng frutash, frape dhe maksimumi që i lejohet është vetëm gjysma e një bustine të sheqerit… ), po kërkonin një djalë që të plotësoj këto kritere të thjeshta, por të domosdoshme.

Por gocat tona, duke qenë se dalin nëpër rrugë pa pikën e manualit, harruan një detaj shumë të rëndësishëm: Çunat që plotësojnë këto kritere qënkan pakëz të martuar.

Pra, nëse në jetë gjërat i mëson në mënyrën e lehtë (easy way) ose të vështirë (hard way) edhe gocat u përballën me një realitet (dhe çuna) shumë hard…
Në fillim, gocat e Pa Manual u përballën me një djalë të veshur me të zeza, i cili në pamje të parë dukej se kishte dalë për të realizuar një “first date”. Duke drejtuar telefonin e tij nga Xhesi, e cila po i ofronte një “takim të shkurtër”, djali prezanton Xhesin me shumë siguri (që vetëm eksperienca ose halli ta jep) si të dashurën e tij.

“A shkojmë apo jo?!” - pyeti ai shokun e tij për një vajzë të cilën nuk kishte as 30 sekonda që bënte muhabet.

Por, plot twist, vjen kur ai vëren kamerën që po e filmonte. Papritur, shmanget dhe largohet pa asnjë arsye të dukshme, gjë që na shton dyshimet. A ishte vërtet djali vetëm atë natë?!

Mesa duket, ai e kishte rezervuar arsyen e vërtetë përpara kamerës, por nuk e kishte kursyer kërkesën për Blertën dhe Xhesin: të fshinin videon.
Arsyeja? Një unazë në gisht dhe një histori që s’duhej të dilte para kamerës.

Ups! Ajo dashuroi një burrë të martuar

Djali na ishte pakëz i martuar ;)

Në përfundim, mësimi i madh i mbrëmjes: Nëse ai ka telefonin e duhur, kafen perfekte dhe shijen ideale, ka shumë mundësi që dikush tjetër ta ketë vënë re para teje. Dhe ta ketë martuar.

Ndiqini gocat këtu dhe kujdes sepse episodin tjetër mund t'ju ndjekin ato ju!!!!


NEWS

PODCASTS

SPORTS

GAMING

DATING

VIDEO