Regjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTURegjistrohu në Andale Newsletter dhe bëhu pjesë e audicioneve të shpeshta.
KLIKO KËTURegjistrohu në audicionet Andale:
KLIKO KËTU“Ai kërkon falje?!” – Vajza shqiptare dhe i dashuri i huaj na tronditën me lidhjen e tyre

Në një tjetër episod të “Pa Manual”, vajzat folën në kamera me Kristinën nga Tirana, e cila rrëfeu me plot buzëqeshje dhe zero hezitim lidhjen e saj me një djalë meksikano-amerikan që, sipas saj, është ndryshe nga çunat shqiptarë. Dhe jo “ndryshe” se pi më pak kafe, por ndryshe në esencë.
“Gjëja e parë që më ra në sy? Ai kërkon falje.” Pushim dramatik. Kamera në heshtje. Dikush nga vajzat tha “wow”. Sepse po, ky është lloji i mashkullit që kur i thua: “s’po më pëlqen kjo gjë”, nuk bën skenar me gota që përplasen, por… ndryshon sjellje. E mban mend çfarë i the, përpiqet të përmirësohet dhe – mbahu fort – nuk e merr si ofendim personal.
E dyta? S’ka britma, s’ka garë kush do bërtasë më fort, s’ka skena për Netflix. Nuk është ai lloji i dashurisë “që s’jetohet po s’u bë dramë”, por është më shumë si: “Hajde flasim. Me fjalë. Si njerëz.” Kristina me pak fjalë tha se s’është dashuri me krisma, siç e kemi zakon ne.
"Është më e shëndetshme seç duhet. Jemi mësuar pak me toksicitet ne."
Elementi i tretë që solli një buzëqeshje të përgjithshme në ekran ishte: besëtytnitë. Kristina i beson. Shumë. Ai? Jo. Dhe këtu fillon komedia. Sepse kur ti i thua një djali që “luaj vendit që mos të realizohet një fatkeqësi” dhe ai të sheh si të kishe lajthitur, dhe prapë nuk të gjykon, ke fituar jackpot-in.
Por ndoshta surpriza më e madhe s’ishte as ai, as mënyra si kërkon falje, as dialogu i civilizuar. Ishin familjarët e Kristinës. Ajo e prezantoi të dashurin para tyre. Ata e pranuan. Pa dramë, pa pyetje të panumërta, pa “po çfarë pune bën?” me zë të ulët. Ishte… normale. Dhe për një vajzë që e njihte mirë terrenin shqiptar, ky ishte një plot twist që s’e kishte parashikuar.
“Pa Manual” këtë herë erdhi me më shumë qetësi, por jo më pak intensitet. Një histori dashurie ku të dy janë njerëz që dëgjojnë, mësojnë dhe nuk bëjnë dramë për çdo “po s’ma the tamam”. Sepse, siç tha Kristina me buzëqeshjen që i fliste më shumë se fjalët: “Është më e shëndetshme seç duhet!”
Episodi i plotë për të mos u humbur:
PODCASTS
GAMING
DATING